AKTIVIZOHU

FORUM PUBLIK: Universiteti i Gjirokastrës

Në kuadër të projektit “Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen, Civil Rights Defenders po organizon një seri forumesh publike në gjimnaze dhe universitete në qytete të ndryshme. Temat që do të trajtohen lidhen me strategjitë për pjesëmarrje politike dhe llogaridhënie, rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në procese politike dhe në zgjedhje, rëndësinë e aktivizmit për çështje që i përgjigjen nevojave të komunitetit.

Me datë 12 mars 2021, do të jemi me studentët e Universitetit të Gjirokastrës. Aktiviteti do të organizohet online në plaftofmën Microsoft Teams. Për të shprehur interesin për të marrë pjesë dërgoni e-mail tek megi.reci@crd.org 

THIRRJE PËR VËZHGUES:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka hapur thirrjen për vullnetarë të interesuar për vëzhgimin e procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare 2021

Komiteti Shqiptar i Helsinkit nën kuadrin e nismës “Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen!”, po angazhohet në monitorimin e procesit zgjedhor për Zgjedhjet Parlamentare të datës 25 prill 2021 në qytetet Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Elbasan.

Ndaj, u bën thirrje të interesuarve, studentë apo të sapodiplomuar, me banim në bashkitë e mësipërme, që dëshirojnë të angazhohen si vullnetarë në procesin e monitorimit të ditës së votimit dhe ditës së numërimit, të shprehin interesin e tyre.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një CV dhe një letër për shprehjen e interesit tek adresa office@ahc.org.al deri në datën 19 shkurt 2021.

Lexo thirrjen e plotë: Kliko ketu per të lexuar më shumë 

TRAJNIM: Sistemi zgjedhor në Shqipëri dhe metodat e ndikimit në procese politike për çështje të minoritetit Rom dhe Egjiptian

Në kuadër të projektit "Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen’’ Civil Rights Defenders, në bashkëpunim me ekspertin Blendi Ceka, do organizojnë trajnim me temë ‘’Sistemi zgjedhor në Shqipëri dhe metodat e ndikimit në procese politike për çështje të minoritetit Rom dhe Egjiptian’’

Aktiviteti do të organizohet, ditën e premte, në datën 5 Mars 2021, ora 10:00.

Për të shprehur interesin për të marrë pjesë jeni të ftuar të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në adresën e emailit: megi.reci@crd.org

TRAJNIM: Rritja e rolit të organizatave jofitimprurëse në monitorimin dhe parandalimin e dhunës nda vajzave dhe grave në zgjedhjet politike

Në kuadër të projektit "Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen’’ Civil Rights Defenders, në bashkëpunim me Qendrën për Nisma Ligjore, do të organizohet trajnimi për rritjen e rolit të organizatave të shoqërisë civile në monitorimin dhe parandalimin e dhunës ndaj grave në zgjedhje e politikë.

Aktiviteti do të organizohet online, ditën e mërkurë, në datën 3 mars 2021, ora 10:00, në platformën Microsoft Teams.

Për të marrë linkun dhe materialet e trajnimit jeni të ftuar të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj deri më datë 23 Shkurt 2021, në adresën e emailit: megi.reci@crd.org