BROSHURA

MANIFESTO: Vota e personave me aftësi të kufizuar vlen!

Autor: Fondacioni së bashku

E drejta për të votuar është një mjet shumë i rëndësishëm për qytetarët, për të shprehur vullnetin e tyre dhe për të formësuar shoqërinë që duam. Personat me aftësi të kufizuar duke marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, jo vetëm ushtrojnë një të drejtë thelbësore, por dhe përdorin këtë mundësi për të vendosur mbi ofertat politike të cilat adresojnë problematikat e tyre dhe që sigurojnë një shoqëri më gjithëpërfshirëse. Në këtë kontekst vota e personave me aftësi të kufizuar është vendimtare për rrjedhën e politikave që do ndikojnë jetën e tyre.

Nëpërmjet këtij dokumenti ‘’Fondacioni Së Bashku’’ synon të sjelli në vemendjen e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet në zgjedhjet për Kuvend të 25 prill 2021, se personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre janë të prirur të votojnë programet politike dhe kandidatët të cilët synojnë të përmirësojnë jetesën dhe garantojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Shqipëri.

Broshurë Informative

Autor: Instituti i Studimeve Politike (ISP)

Broshurë informative mbi proceset zgjedhore parlamentare dhe lokale në Shqipëri, mbi partitë politike, legjislacionin dhe rekomandimet e OSBE/ ODIHR (1991-2020) – me ilustrime krahasuese nga Hollanda, Kroacia, Sllovenia dhe Estonia. Broshura bën një analizë të përmbledhur të ndryshimeve të kodit zgjedhor ndër vite, elementëve të ri për zgjedhjet e vitit 2021 (identifikimi elektronik, vota e diaspores, etj); përfaqësimi gjinor në zgjedhje; praktika ndërkombëtare etj.