UNË MARR PJESË! ZËRI IM, VOTA IME VLEN.

UNË MARR PJESË! ZËRI IM, VOTA IME VLEN.

Mars 2020 – Mars 2022

Përmes nismës “Unë marr pjesë! Zëri im, Vota ime vlen!”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Civil Rights Defenders dhe Instituti për Studime Politike, kanë bashkuar forcat në një projekt për procesin e zgjedhjeve parlamentare 2021, me qëllim fuqizimin e qytetarëve dhe shoqërisë civile. Nëpërmjet aktiviteteve ndërgjegjësuese, do të nxitet angazhimi i qytetarëve në proceset demokratike, siç janë zgjedhjet. Ata do të fitojnë njohuri praktike dhe aftësi si të ndikojnë në mënyrë strategjike në proceset demokratike, të marrin pjesë në mënyrë efektive në vendimmarrje dhe të promovojnë praktikat e mira për rritjen e angazhimit qytetar.

Si pjesë e këtij projekti është ngritur website www.votavlen.al. Qëllimet e kësaj platforme janë për informimin dhe angazhimin e qytetarëve me anë të:

  • Njohjes me të drejtat dhe detyrimet e qytetarëve dhe cilat janë mekanizmat për përfshirjen e tyre në proceset e vendimmarrjes.

  • Anketimeve të opinionit publik për të krijuar lidhje të drejtpërdrejtë midis qytetarëve dhe autoriteteve lokale dhe kombëtare.

Aktivitete të planifikuara:

  • 9 forume publike në shkollat e mesme dhe universitetet

  • 3 policy papers / analiza politikash

  • 3 workshop me OSHC lokale

  • 5 fokus grupe

  • 3 konsultime

  • 1 konkurs me ese

  • 5 projekt propozime të mbështetura financiarisht

  • 200 Qendra Votimi dhe 18 Qendra Numërimi të monitoruara

  • 150 vëzhgues të procesit zgjedhor

Mëso më shumë rreth projektit

Partnerët