RAPORTO

Kallëzo dhe sinjalizo mbi shkelje të procesit të votimit pranë KQZ

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur në dispozicion të qytetarëve një aplikacion në celular, për të denoncuar shkelje të procesit zgjedhor, gjatë fushatës elektorale apo ditën e votimit. Nëse hasni:

  • Presion nga punonjës shtetërorë;
  • Detyrim të nxënësve për të marrë pjesë në takime elektorale;
  • Dhënie/marrje e dokumentit të identifikimit për ta përdorur në zgjedhje;
  • Shitblerje e votës;
  • Fotografim, filmim i votës;
  • Votim më shumë se një herë;
  • Falsifikim, shpërndarje e fletëve të votimit/ materialit zgjedhor;
  • Kanosje, dhunim, pengim apo probleme të një natyre tjetër.

Shkarko Aplikacionin KQZ për të raportuar shkelje:

Posto ankesa për shkelje të Kodit të Etikës në media pranë Këshillit Shqiptar të Medias

Në se dëshironi të raportoni një rast shkeljeje etike në media, ankesën mund ta dërgoni përmes postës elektronike tek Këshilli Shqiptar i Medias.

Ankesa duhet të përmbajë median në të cilën është kryer shkelja, datën e botimit të artikullit/ shkrimit/ videos, përshkrimin shkurt të arsyes përse ju ankoheni. Duhet të përcaktoni se çfarë kërkoni përmes ankesës:

  • Botimin e përgënjeshtrimit nga media përkatëse
  • Fshirjen e materialit të publikuar
  • Korrigjim
  • Ndjesën publike

Plotëso Ankesën:

Kërko informacion në rrugë zyrtare nëpërmjet Publeaks.al

Platforma Publeaks.al, e krijuar nga Qendra Res Publica, synon të vijë në ndihmë të qytetarëve për të pasur akses në informacionet e dokumenteve zyrtare dhe konsultimin publik. Të dy mjetet, e drejta për informim dhe ajo për konsultim publik, janë dy mjete të rëndësishme në dorën e qytetarëve që të ndikojnë në vendimmarrjen publike. Platforma përmban një sistem të gjurmimit online të kërkesës, ku do të shfaqen edhe përgjigjet e kërkesave të tjera, duke ruajtur anonimatin e kërkuesve. Gjithë ecuria e kërkimit dhe marrjes së informacionit nga institutcionet ndiqet nga stafi i Res Publica dhe përgjigjia i vjen përdoruesit me e-mail.

Plotëso kërkesën për informacion

Raporto pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive

AMA shqyrton ankesat, bazuar mbi Kodin e Transmetimit për të parë nëse ajo ka nevojë për shqyrtime të mëtejshme. Kodi i Transmetimit i ka të mirëpërcaktuara standardet dhe rregullat etike për emisionet radiofonike dhe televizive dhe subjektet audivizive duhet t’i ndjekin këto rregulla.

Këto rregulla nuk përcaktojnë vetëm parimet etike që kanë të bëjnë me respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me respektimin në mënyrë t ëvecantë të të drejtave të të miturve, respektimin e privatësisë, dinjitetit etj., por gjithashtu ato përfshijnë dhe fusha të tjera që kanë të bëjnë me rregullimin e veprimtarisë audiovizive në tërësi të subjekteve.

Dorëzo formularin e Ankesave të Publikut: