STUDIME
Përfshirja e qytetarëve shqiptarë në procese politike, me fokus në proceset zgjedhore dhe ushtrimin efektiv të të drejtave demokratike
Autor: Arnisa Tepelija
Botues: Civil Rights Defenders
Botues: Civil Rights Defenders
Ky dokument politikash synon të theksojë arsyet socio-ekonomike të cilat, në gamën e arsyeve, shkaktojnë drejtpërdrejtë mungesën e përfshirjes së shëndetshme qytetare në proceset politike. Punimi vë në pah fillimisht qasjen sistemike, ligjore dhe politikëbërëse, kornizën e “rregullave të lojës” së ushtrimit të demokracisë në Shqipëri, përmes karakteristikave të zgjedhjeve, punës së institucioneve dhe klimës së gjithëpërfshirjes, duke kaluar më pas në perceptimet e vetë qytetarëve lidhur me të metat e përfshirjes së tyre në hapësirën politike.
Ndikimi i pandemisë COVID-19 mbi të drejtat e njeriut, angazhimin qytetar, konsultimin dhe proceset demokratike, me fokus mbi mediat dhe shoqërinë civile
Autore: Irena Dule
Botues: Civil Rights Defenders
Ky raport vjen si nevojë dhe vlerësim i situatës kur Shqipëria është përballur me dy vendimarrje të njëpasnjëshme për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, fillimisht për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe tjetra për shak të pandemisë COVID-19. Analiza fokusohet tek impakti i vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19, në angazhimin e medias dhe organizatave të shoqërisë civile në proceset demokratike në vend.
Analizë e kuadrit ligjor mbi mjetet e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse në Shqipëri
Autor: Ph. Dc. Av. Xhon Skënderi; Ph. Dc. Armela Maxhelaku
Botues: Civil Rights Defenders
Botues: Civil Rights Defenders
Objektivi i kësaj policy paper është analizimi i legjislacionit në Republikën e Shqipërisë mbi përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Hulumtimi shtrihet në analizën ligjore të kuadrit rregulaltor në fuqi, sipas hierarkisë që ka përcaktuar Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, me qëllim evidentimin e mjeteve që kanë qytetarët shqiptarë për pjesëmarrje dhe gjithëpërfshirje në proceset vendimmarrëse, qofshin këto qendrore apo vendore.